Connect with us

Tenis

Djokovic: Mund të tërhiqem deri në fund të sezonit, shpresoj të mos operohem

Pas tërheqjes dje nga grand slemi i Wimbledonit, për shkak të një dëmtimi në bërryl, tenisti serb Novak Djokovic u shpreh se mund të mos luajë më asnjë ndeshje deri në fund të këtij viti. Serbi u tërhoq në setin e dytë të cerekfinales së turneut londinez ndaj Tomas Berdych (7-6, 2-0), por më shumë se sa tërheqja bujë ka bërë deklarata e tij se mund të të mungojë për një periudhë të gjatë. “Jemi të gjithë njerëzorë dhe na duhet t’i kalojmë këto momente të vështira. Nuk kam patur kurrë më parë në jetën time kaq shumë dhimbje, ky është një dëmtim që më ndjek prej 18 muajsh. Ky nuk është një sinjal i mirë, do të bisedoj me mjekët dhe do të shohim kalendarin tim të turneve, duke e modifikuar atë”, tha Djokovic.

Tenisti serb Novak Djokovic

Më tej, serbi shtoi: “Mendoj se duhet të bëj një periudhë të gjatë pushimi. Tani do të shkoj në Serbi të shoh me qetësi situatën, pasi disa mjekë më kanë thënë se mund të bëj edhe operacion. Unë nuk jam në favor të këtij opsioni, nuk më pëlqen të operohem. Objektivi im është të eci përpara pa shkuar në operacion, por edhe të vazhdoj duke marë mjekim nuk dua. Ndaj mendoj se do të bëj disa pushime të gjata, që rikuperimi të vijë gradualisht, pa u operuar”, u shpreh më tej tenisti serb, që vështirë se do të zbresë në fushë më 7 gusht, kur të nisë turneu Masters i Monteralit. “Ky nuk është fundi i karrierës time edhe pse situata është përkeqësuar, por do të mendohem para se të vendos”, tha Djokovic.

Më shumë nga Tenis