Tenis

Djokovic, Nadal, Halep e Sharapova, fitore të lehta në turneun e Romës

Në raundin e dytë të turneut Masters të Romës kanë zbritur tenistët “big”, që nuk kanë zhgënjyer me paraqitjen e tyre. Rafael Nadal, pasi humbi kreun në turneun e Madridit, e ka nisur mirë aventurën në kryeqytetin italian, duke fituar 2-0 (6-1, 6-0) ndaj Damir Dzumhur. Me lehtësi fiton edhe serbi Novak Djokovic, që mundi Nikoloz Basilashvili, ndërsa japonezi Kei Nishikori mposhti bullgarin Grigor Dimitrov, me rezultatin 2-1. Te meshkujt, një biletë për më tej presin edhe argjentinasi Juan Martin Del Potro kroati Marin Cilic.

Edhe te femrat nuk ka surpriza, pasi avancojnë më tej tenistet kryesore, përfshi numrin 1 në botë, rumunen Simona Halep. Ajo mundi 2-0 (6-1, 6-0) japonezen Naomi Osaka, ndërkohë që një biletë për na raundin e tretë siguron edhe tenistja ruse Maria Sharapova. Ajo mundi 2-1 Dominika Cibulkova, fitore me përmbysje e tenistes ruse, që avancon më tej. Pa probleme fiton edhe danesja Caroline Wozniacki, numri 2 në botë për femra, por surprizë mbetet eliminimi i çekes Karolina Pliskova, numri 4 në botë, që u mund nga Maria Sakkari.

Më shumë nga Tenis