Connect with us

Tenis

Djokovic: Nuk e di se si do të dal nga kjo situatë e vështirë

Tenisti Novak Djokovic ende nuk po arrin të kuptojë situatën pas eliminimit në grand slemin e Roland Garros, ku synonte fitoren dhe mbrojtjen e titullit të një viti më parë. Serbi ende nuk po gjen rrugën drejt suksesit, një situatë që po e streson shumë atë. Nga e hëna, Djokovic ka zbritur në vendin e tretë. “Prisja shumë më tepër nga vetja në Paris, por e di që jam afër nivelit tim më të mirë. Po punoj fort, por ndonjëherë gjërat funksionojnë, disa herë jo. Ky nuk është një moment i mirë dhe nuk e di se si do të dal nga kjo krizë”, u shpreh sot tenisti serb Djokovic.

Serbi kerkon edhe nje trajner tjeter pervec Agassi

Në turneun parizien ai pati edhe mbështetjen e ish-numrit 1 në botë Pete Sampras, me shpresën që puna mes tyre të sjellë frutet e dëshiruara. “Është një situatë e re për mua. Në 7-8 muajt e fundit nuk kam arritur të fitoj asnjë turne, gje që nuk ndodhte prej vitesh. Port ë gjithë tenistët e mëdhenj e kanë kaluar një periudhë të tillë, ndaj duhet të mësoj pre tyre dhe të rikthehem më i fortë. Kjo është një sfidë e madhe me veten dhe besoj se do t’ia dal mbanë. Nuk e di se si do të dal nga kjo situatë, por do të përpiqem”, tha Djokovic, që përgatitet për grand slemin e Wimbledon, që nis pas dy javësh.

Kjo është një sfidë e madhe me veten dhe besoj se do t’ia dal mbanë. Nuk e di se si do të dal nga kjo situatë, por do të përpiqem

Më shumë nga Tenis