Tenis

Djokovic përballë Wawrinkës në gjysmëfinalet e Parisit

Në turneun e fundit Masters për meshkuj në tenis, që po zhvillohet në Paris, janë përcaktuar sot katër gjysmëfinalistët. David Ferrer-Andy Murray dhe Novak Djokovic-Stanislas Wawrinka janë dy çiftet gjysmëfinaliste që do të luhen sot

Në turneun e fundit Masters për meshkuj në tenis, që po zhvillohet në Paris, janë përcaktuar sot katër gjysmëfinalistët. David Ferrer-Andy Murray dhe Novak Djokovic-Stanislas Wawrinka janë dy çiftet gjysmëfinaliste që do të luhen sot. Dje në mbrëmje janë luajtur sfidat çerekfinale, që sollën eliminimin e spanjollit Rafael Nadal. Ai u mund 2-0 (7-6, 7-6) nga Wawrinka, që konsiderohet gjithashtu si “macja e zezë” e Djokovic, me të cilin do të luajë sot në gjysmëfinale.

Nga ana e tij, edhe serbi vuajti shumë për të eliminuar çekun Tomas Berdych dje në çerekfinale, duke fituar 2-0 (7-6, 7-6). Ndërsa britanikut Andy Murray iu desh seti i tretë për të mposhtur francezin Gasquet (7-6, 3-6, 6-3), ndërsa spanjolli David Ferrer mposhti 2-1 gjigandin amerikan John Isner (6-3, 6-7, 6-2). Sot luhen dy ndeshjet gjysmëfinale të Masterit të fundit të këtij viti, ndërkohë që javën e ardhshme nisin ndeshjet e Championship, ku luajnë tetë tenistët më të mirë në botë.

andy murray 2

Tenisti britanik Andy Murray

[total-poll id=107184]

Më shumë nga Tenis