Tenis

Djokovic rikthehet në fushat me bar, synon suksesin e parë sezonal

Rafael Nadal dhe Andy Murray mund të mos luajnë në turneun e “Queen’s” që nis pas dy javësh, por organizatorët e këtij eventi kanë konfirmuar se pjesëmarrës do të jetë tenisti serb Novak Djokovic. Ish-numri 1 në botë ka bërë me dije se turneu i “Mbretëreshës” do të jetë i vetmi ku do të marrë pjesë dhe përgatitet për grand slemin e Wimbledonit, që nis më 2 korrik në Londër.

Djokovic rikthehet në këtë turne 10 vjet pas pjesëmarrjes së vetme në lojën teke (u mund nga Nadal në finale), ndërsa në vitin 2010 triumfoi në lojën dyshe. “Pas paraqitjeve të mira në Romë dhe Paris, jam gati për sezonin e fushave me bar dhe entuziast për të ardhmen. Kam objektivat e mi dhe shpresoj që përveçse të përgatitem për Wimbledonin edhe të rikthehem te fitorja”, tha Djokovic.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Tenis