Futboll

Djokovic tifo për Kroacinë, në Serbi plasin polemikat: Je idiot

Edhe pse është eliminuar prej kohësh nga Botërori “Rusi 2018”, Serbia vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, këtë herë jo më me lojtarët e saj por me një tjetër kampion të këtij vendi, tenistin Novak Djokovic. Pas eliminimit të kombëtares së vendit të tij, testi serb është shprehur se do të bëjë tifo për Kroacinë në gjysmëfinalen që do të luajë ndaj Anglisë, më 11 korrik dhe se shpreson që vendi ballkanas të fitoj Kupën e Botës.

Por kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer një politikani të qendrës së djathtë, Vladimir Djukanovic, që tha: “Vetëm idiotët mund të mbështesin Kroacia. Novak, nuk të vjen turp që thua kështu?” Në të dyja rastet polemikat nuk kanë munguar, pasi edhe persona të tjerë të politikës serbe nuk e kanë pëlqyer këtë deklaratë të tenistit. Djokovic edhe para disa ditësh konfirmoi mbështetjen e tij për Kroacinë, duke postuar një foto me futbollistët kroatë Luka Modric dhe Ivan Rakitic.

Më shumë nga Futboll