UFC

Do të kemi luftë në Nebraska, konfirmohet Gaethje vs Iaquinta

Po formohet një formacion i mirë për debutimin e UFC në Lincoln të Nebraska-s.

UFC ka zyrtarizuar ditën e enjte një tufë ndeshjes dhe ndër to edhe sfidën kryesore mes Justin Gaethje dhe Al Iaquinta.

Do të jetë pikërisht ky dueli i Main Event në UFC Fight Night 135, që do të zhvillohet më 25 gusht në Pinnacle Bank Arena të Lincoln, Nebraska.

Gaethje është nr. 7 në renditjen e peshës së lehtë, ndërsa Iaquinta i 13-i.

Gaethje kërkon të rikthehet te fitorja pas dy humbjeve të rënda dhe sfilitësh ndaj Eddie Alvarez dhe Dustin Porier. Gjithsesi, të dyja sfidat e humbura janë zgjedhur ndeshja e natës nga UFC.

Al Iaquinta do të rikthehet në kafaz pas humbjes ndaj kampionit aktual të peshës së lehtë Khabib Nurmagomedov. Ai shërbeu si një zëvendësues i orëve të fundit dhe bëri një paraqitje dinjitoze duke merituar ndeshjen me Gaethje.

Më shumë nga UFC