Connect with us

Atletikë

Doçi: Tirana Olimpik Park risi për shumësportëshin (VIDEO)

Punimet po ecin me ritëm të shpejtë në Parkun Olimpik të Tiranës me qëllim që më datën 25 dhjetor të inagurohet pallati i ri i sportit, ndonëse afati përfundimtar është në qershor të 2017. Një ambient i shkëlqyer me kushte bashkohore, ku do të akomodohen të gjitha federatat. Më në fund sportistët e lojërave me dorë dhe jo vetëm do të luajnë dhe stërviten në një pallat të ri me kushte të shkëlqyera. Drejtori i Agjencisë së Shërbimit të Sporteve, Bledar Doçi, në një intervistë për “Telesport” shprehet se impiant i ri do të jetë një risi për shumësportëshin, teksa zbulon se ideja është të inagurohet në një ndeshje basketbolli ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

Sa i përket kritereve të licencimit, Doçi thot se ky impiant i plotëson të gjitha kushtet për zhvillimin e ndeshjeve të ekipeve shqiptare në arenën ndërkombëtare, ndërsa në rang kombëtaresh diskutohet vetëm për numrin e tifozëve. FIBA kërkon dy mijë ulëse për femra dhe tre mijë për meshkuj ndërsa kjo sall ka si kapacitet reth 1300 vende të ulura. Në godinën e administratës, në dy katet e poshtme janë ndërtuar dy palestra me kushte bashkohore, një për ekipi kombëtar të peshëngritjes si dhe një tjetër për mundjen dhe sportet e tjera luftarake. Pas përfundimit të fazës së parë, në fazën e dytë projekti parashikon të ndërtohet një pishin e mbyllur olimpike, një pistë atletike me 8 korsi, dy fusha futbolli, si dhe dy fusha të hapura një për basketboll dhe tjera për tenis.

Më shumë nga Atletikë