• Dokumentari / 70 vite Partizani, “yjet e legjendës”…

    Publikuar: 18 May 9:05

    Emocion i rrallë në promovimin e dokumentarit të parë të historikut të futbollit të Partizanit, të titulluar “YJET E LEGJENDES”. 70 vite sakrifica, të përmbledhura në 90 minuta, ku u shenjuan të gjitha kulmet, nëpër të cilat ka kaluar historia e klubit me tifozërinë më të zjarrtë. Një rrëfim origjinal nga vetë ata, që e bënë historinë e të kuqve, me pamje ekskluzive, statistika të konsultuara me shtypin e kohës, hulumtime skrupoloze. “YJET E LEGJENDES”, një tjetër projekt fitues i përmbushur nga presidenti Gaz Demi.

    Ky dokumentar për yjet e legjendës, që u shfaq të mërkurën në “Kinema Millenium”, do të bëhet shumë shpejt publik edhe në sajtin zyrtar të klubit të kuq. 70 vite histori të përmbledhura në këtë dokumentar tregojnë rrugëtimin e një klubi legjendë, universitet i sportit shqiptar, tek i cili kanë luajtur shumë futbollistë të mëdhenj, si Panajot Pano, Miço Papadhopulli, Bejkush Birçe, Refik Resmja e shumë e shumë të tjerë.


    Lexo postimet e tjera