Connect with us

Futboll

Dollarë falso ndaj Donnarumma-s: shpërthen debati në rrjetet sociale

Dollarë falso ndaj Donnarumma-s: shpërthen debati në rrjetet sociale

Mino Raiola në një intervistë për “Premium Sport” ka zbuluar motivet se përse klienti i tij Gianluigi Donnarumma nuk pranoi të firmoste kontratën e re me Milan-in. Superagjenti ka theksuar se ndaj Donnarummas dhe familjes së tij janë bërë kërcënime me vdekje. “Më vjen turp ta them, por ai është kërcënuar me vdekje, si ai ashtu dhe familja e tij. Kjo është e pabesueshme. Unë bëra gabim që nuk e ndala këtë ferr që u krijua muajt e fundit, por nuk e kuptoj se përse njerëzit donin t’i mbyllnin gjërat shpejt e shpejt. Duke krijuar presion të kotë”, ka thënë ndër të tjera Mino Raiola. Ndërkohë në rrjetet sociale kanë shpërthyer fotomontazhet e agjentit dhe klientit të tij.

Zoti Raiola, preferon antipastë me fruta deti apo toke? -Po më kërcënoni? Po më detyroni? Unë nuk paguaj!

Donnarumma po ankohej sepse donte t’i hidhin euro dhe jo dollarë

Raiola: Faji është i Jupiterit që ka hyrë në shenjën e peshqve, duke e bërë Donnarumma-n të pabindur

“Zoti Raiola, jeni në bisedime me ndonjë klub për Donnaruma-n?

“Dokor Raiola, është e vërtetë që keni refuzuar rinovimin për inat të pronarëve të rinj?”

Fëmija i kërkon autograf Donnarumma-s, por ai nuk firmos

PPP Pranoj kërcënime prej 5 milionë eurosh. Mos humb kohë.

 

 

 

Më shumë nga Futboll