Boks

Dollarë, sharje, batuta, zhvillohet në Nju Jork akti i tretë i sfidës McGregor-Mayweather

Floyd Mayweather dhe Conor McGregor janë takuar sërish orët e para të mëngjesit të sotëm në “Barclays Center” të Nju Jorkut, takimi i tretë i një turi promocional që dy sportistët po zhvilojnë në prag të duelit të 26 gushtit. Pas Los Anxhelosit dhe Torontos sot sportistët u takuan në Nju Jork, ku ashtu si në dy përballjet e para nuk munguan batutat, ironitë, sharjet, por si gjithnjë brenda normës. Duke bërë që fansat e shumtë që ndodheshin për ta parë “live” këtë konferencë të brohorisnin gjatë gjithë kohës për idhujt e tyre.

Unë jam një luftëtar i vërtetë, që nuk tërhiqet asnjëherë para rivalëve. Edhe këtë herë jam rikthyer këtu për ty dhe do të të mund”, tha Mayweather, që u rikthye aktiv në sport dy vjet pas tërheqjes, ku u mbylli karrierën i pamposhtur (49 fitore). Boksieri amerikan dhuroi spektakël, duke nxjerrë nga çanta një tufë të madhe dollarësh, të gjitha prerje 1 dollarë, duke ia hedhur rivalit të tij, që rrinte ulur na karrige. Një skenë që krijoi mjaft ilaritet në sallë dhe te fansat.

Sharjet personale mes dy sportistëve nuk munguan, madje edhe stafet e tyre ishin shpesh aktivë për të përmbajtur dy ikonat e sporteve luftarake gjatë kohës që ishin në skenë. McGregor mbante të veshur një pallto me pellush ariu polar, si gjithnjë ekstravagant në daljet e tij publike. “Unë vesh çfarë dua, jam i ftohtë dhe do të ta tregoj se çfarë jam në gjendje të të bëj”, u shprejh irlandezi i arteve marciale mikes. Takimi i sotëm u zhvillua para 13 mijë fansave, ndërkohë që sot në mbrëmje ata do të takohen në Londër, në përballjet e fundit “live” para duelit.

Më shumë nga Boks