Connect with us

Formula 1

Dominim i Ferrarit, Sebastian Vettel “pole position” në Hungari

Sebastian Vettel me Ferrari ka siguruar sot “pole position” në pistën e Hungaroringut në përfundim të provave zyrtare, të vlefshme për garën e Çmimit të Madh të Hungarisë në Formula 1. Një paraqitje e shkëlqyer e pilotit gjerman të “kokëkuqes”, që dha kohën 1’16”276, duke qenë më i shpejti në pistë. Në vendin e dytë u rendit një tjetër pilot i Ferrarit, Kimi Raikkonen, shumë pranë shokut të skuadrës, duke konfirmuar se makina italiane do të jetë pretendente për fitore nesër në garë. Ferrari ka siguruar kështu vijën e parë të startit, duke lënë pas dy makinat Mercedes, në vendet 3-4 me Valtteri Bottas që la pas shokun e skuadrës Lewis Hamilton.

Lewis Hamilton ne Hungari

Ndryshe nga dy javë më parë, në Silverstone, këtë herë makina Ferrari ishte më superiore në xhiron e shpejtë, duke konfirmuar se Hungaroringu është një pistë që i përshtatet. Zhgënjyen disi makinat Red Bull, që edhe pse dje ishin më të shpejtat, sot u renditet, ashtu si shpesh këtë sezon, më vendet 5-6 me Max Verstappen dhe Daniel Ricciardo. Gjithsesi, gjashtë makinat e para janë brenda 6 të dhjetave, duke e lënë të hapur garën për nesër (starti ora 14:00). Në “top 10“ u renditën edhe Nico Hulkenberg (Renault), Fernando Alonso (McLaren), Stoffel Vandooorne (McLaren) dhe Carlos Sainz (Toro Rosso).

Nga provat e sotme ne Hungari

Në përfundim të sesionit të parë u eliminuan Kevin Magnusen (Haas), Lance Stroll (Williams), Pascal Wehrelin (Sauber), Paul Di Resta (Williams) dhe Marcus Ericsson. Di Resta do të zëvendësojë në këtë garë pilotin brazilian Felipe Massa, që pati disa probleme shëndetësore gjatë provave të lira, duke mos qenë në gjendje të garojë sot në provat zyrtare. Kohën më të shpejtë në këtë sesion të parë e dha Sebastian Vettel. Në sesionin e dytë u eliminuan Jocelyn Palmer (Renault), Sebastian Ocon (Force India), Daniil Kvyat (Toro Rosso), Sergio Perez (Force India) dhe Romain Grosjean (Haas). Më i shpejti në sesion e dytë ishte Lewis Hamilton.

Fernando Alonso (McLaren)

Më shumë nga Formula 1