RUSI 2018

Dominimi i Premier League, mund të kemi një finale me 22 lojtarë që luajnë në Angli

Nëse më 15 korrik në finalen e Kupës së Botës do të ndeshen Belgjika dhe Anglia, atëherë do të shohim një ndeshje Premier League.

Teorikisht në fushë mund të jenë 22 lojtarë që luajnë në kategorinë elitare angleze.

Kështu do të ishte ekipi i Belgjikës: Thibaut Courtois (Chelsea), Toby Alderweireld (Tottenham), Vincent Kompany (ManCity), Jan Vertonghen (Tottenham), Nacer Chadli (West Bromwich Albion) – Kevin De Bruyne (ManCity), Mousa Dembele (Tottenham), Marouane Fellaini (ManUnited) – Eden Hazard (Chelsea), Romelu Lukaku (ManUnited), Michy Batshuayi (Chelsea).

Alle fünf Jubel-Belgier verdienen ihr Geld in England (v.l.): Chadli bei West Bromwich Albion, Lukaku bei ManUnited, Kompany beim ManCity, Hazard bei Chelsea und Alderweireld bei Tottenham

Ndërsa në skuadrën angleze të gjithë lojtarët luajnë në Premier League.

Madje edhe francezët mund të ofrojnë pesë lojtarë që luajnë në ishull (Lloris/Tottenham, Mendy/ManCity, Pogba/ManUnited, Kante/Chelsea, Giroud/Chelsea )

Premier League është kampionati që ka dominuar Botërorin:

  • Me 40 aktorë, shumica e lojtarëve që do të marrin pjesë në gjysmëfinale luajnë në Premier League (La Liga e Spanjës dhe Ligue 1 i Francës kanë nga 12 lojtarë/Bundesliga gjermane nëntë)
  • Pas 60 nga 64 ndeshjeve të Botërorit, profesionist të e Premier League kanë shënuar 43 gola (La Liga 38, Bundesliga 14).
  • Klubi më i suksesshëm është Tottenham me 11 gola.
  • Golashënuesi më i mirë është Harry Kane (Tottenham), me gjashtë gola.

Më shumë nga RUSI 2018