Connect with us

Kombëtarja

Doni bileta për Itali-Shqipëri, ja ku i gjeni deri më 16 mars

Të gjithë tifozët shqiptarë, të cilët janë të interesuar të kenë një biletë në sektorin e miqve për ndeshjen eleminatore zyrtare

Të gjithë tifozët shqiptarë, të cilët janë të interesuar të kenë një biletë në sektorin e miqve për ndeshjen eleminatore zyrtare Itali-Shqipëri, e planifikuar për t’u luajtur në 24 mars, në orën 20:45, në “Renzo Barbera” të Palermos, mund ta bëjnë këtë duke u paraqitur në FSHF. Qeveria jonë e futbollit njofton se mirëpret gjithsecilin deri më datën 16 mars pranë zyrave të saj, për t’u pajisur me biletë. Vetë Federata Italiane e Futbollit kishte vënë si afat kohor ditën e sotme për të gjithë ata që donin të merrnin një biletë për këtë ndeshje, por pas një kërkese nga ana e FSHF-së, ky afat është shtyrë deri më 16 mars. Deri në atë ditë, kush është i interesuar mund të paraqitet pranë zyrave të FSHF-së dhe të sigurojë biletën e duhur për të ndjekur në stadium kombëtaren shqiptare.

Më shumë nga Kombëtarja