TECH

Doni iPhone me ngjyrë ari? Kemi një sugjerim për ju…

Doni iPhone me ngjyrë ari? Kemi një sugjerim për ju…

Kush ka nevojë të presë për një iPhone me ngjyrë ari, kur mund të merrni një të tillë që është prodhuar? Dyqani “Goldgenie”, që gjendet në Londër, është përqendruar për shitjen e celularëve iPhone 8 para eventit gjigant që Apple do të bëjë javën e ardhshme.

Kompania, e cila operon edhe në Dubai, premton të ofrojë celularë iPhone 8 të veshur me ar 24 karatësh, por edhe me platin dhe diamant.

Dhe nëse kjo nuk mjafton për ju, “Goldgenie” mund të zëvendësojë pjesë të celularit me një version të ngurtë prej 18i 18 karatësh. Përveç iPhone 8, kompania gjithashtu po merr urdhra për të shumëpërfolurin iPhone 7S, edhe pse nuk mund të jemi të sigurt se celulari do të jetë i vërtetë deri kur Apple ta zyrtarizojë.

 

 

 

Më shumë nga TECH