Fitnes

Doni të keni një super fizik? Ky është ushtrimi që duhet ta shmangni!

Ideja se ushtrimet që shërbejnë për rrahjet e zemrës duhet të bëhen në fillimin e një seance stërvitore duket se është një mit. Në fakt, sipas Max Lowrey, trajner personal dhe themelues i “2 Meal Day” (2 vakte në ditë) për humbjen e kileve të tepërta, njerëzit duhet të bëjnë të kundërtën. “Është një gabim i madh të bësh ushtrimet për rrahjet e zemrës dhe të masakrosh veten para se të kesh bërë ushtrimet me ngritjen e peshave”, ka thënë ai. “Nëse do që seanca me ngritjen e peshave të jetë 100% efikase, duhet të jesh i freskët. Ushtrimet kardiake do të eliminojë rezervat e karbohidrateve të quajtur glycogen, që është energjia e magazinuar në muskuj për aktivitete shpërthyese”, ka shtuar ai. “Kjo do të thotë se fuqia dhe stërvitja me peshat do të jetë më pak efikase”. Lowrey ka thënë se kur vjen puna te ngritja e peshave, forma fizike është gjëja më e rëndësishme.

Image result for 2 meal day

Nëse je i lodhur para se të filloj seancën me peshat, ushtrimet do të ndikojnë te pjesët e gabuara të trupit, duke shtuar rrezikun për dëmtim. “Ushtrimet e gjata për rrahjet e zemrës janë mënyra më e gabuar për të transformuar fizikun tënd. Kardio, ushtrime aerobike, është shumë e rëndësishme për shëndetin dhe ju do të digjni shumë kalori në këtë mënyrë. Por shqetësimi më i madh kur mundohesh të dobësohesh është humbja e muskujve. Nëse humbet dhjet dhe muskuj gjatë procesit, bëhet akoma më e vështirë për ta ruajtur peshën për një kohë të gjatë. Kjo ndodh sepse sa më shumë muskujt të kesh, aq më i lartë është metabolizmi”.

Nëse do të shohësh rezultate të menjëhershme në trupin tënd, peshat janë e vetmja rrugë, sipas Lowrey, por edhe sipas pjesës më të madhe të trajnerëve personalë. “Ngritja e peshave është shumë më efikase për të gdhendur trupin”, tha ai. “Klientet e mia duan të duken sa më në formë që të jetë e mundur, por për ta bërë një gjë të tillë duhet të krijosh muskuj dhe rruga më e mirë për ta bërë këtë është duke ngritur pesha”.

Më shumë nga Fitnes