Fitnes

Doni të tregoni sa më shumë muskujt e barkut? Ja 5 këshilla

Doni të tregoni sa më shumë muskujt e barkut? Ja 5 këshilla

Uji në trup është një armik për të gjithë ata që duan të tregojnë muskujt e barkut. Mund t’ju ketë ndodhur që të keni punuar fort dhe sistematikisht për të zhvilluar pjesën e barkut dhe uljen e dhjamit, por njëkohësisht keni pasur lëngje të fshehura në qelizat tuaja, të cilat krijojnë një bark si të fryrë.

Për të gjithë ata që kanë një përqindje shumë të ulët yndyre në trup, kemi disa këshilla. Sigurisht, po flasim vetëm në mënyrë natyrale.

Së pari, duhet të eliminoni kripën, sepse ajo ndikon në mbajtjen e ujit në trup. Duhet të shmangni ushqimet që kanë përmbajtje të lartë sodiumi dhe ato të përpunuara. Mësohuni gjithashtu të hani ushqime pa kripë.

Së dyti, mos mendoni se duke pirë pak ujë e zgjidhni problemin. Është e kundërta, duhet ta shtoni konsumimin e ujit. Po, sepse uji është thelbësor për funksionimin normal të organizmit duke nxjerrë jashtë qelizave toksinat dhe lëndët e panevojshme.

Së treti, një hap i rëndësishëm në këtë proces është djersitja. Nëse po stërviteni çdo ditë në ritme të kënaqshme, me siguri që djersa do t’ju ndihmojë të nxirrni jashtë trupit ujin. Kjo është diçka e thjeshtë për t’u kuptuar, apo jo?

Së katërti, shmangni kreatinën. Ajo vërtet ndikon në rritjen muskulore, por edhe grumbullon ujë në qelizat muskulare.

Së pesti, hiqni dorë nga alkooli. Sa më shumë që pini, aq më i aftë bëhet trupi për të mbajtur ujin. Nëse keni ndërmend ta zgjidhni shqetësimin tuaj dhe barku t’ju duket për mrekulli, duhen edhe sakrifica. Në fund të fundit, jetohet edhe pa alkool!

Më shumë nga Fitnes