Seria A

“Donnarumma është një lojtar i Juventus”

Stefano Tacconi, ish-lojtar i Juventus, skuadër me të cilën ka luajtur 254 ndeshje, ka folur për “TMW Radio”. “Jam dakord me Boskov, ‘penallti është kur vërshëllen arbitrti’. Këto janë polemikat që bëhen kundër Juventus, por e vërteta është se po i shkatërron të gjithë në aspektin psikologjik. Janë krenarë për këtë fakt dhe po e shijojnë momentin. Kur luaja tek Juventus, mbaj mend se shpresonim që të marrin një penallti në minutën e fundit, për të cilën do të flisnin të gjithë një ditë më pas. Bardhezinjtë janë të pamëshirshëm, pas 2006-ës ka një urrejtje kundër të gjithëve dhe po e tregojnë tani”, ka thënë ish-portieri juventin.

“Është normale që një skuadër që fiton të urrehet, 50% e tifozëve janë më Juventus, ndërsa gjysma tjetër e urren këtë ekip”. Më pas, Tacconi ka folur për portierin e Milan, Donnarumma: “Ai është një lojtarë i Juventus, nuk e di askush, por është bardhezi që tani. Ka puthur fanellën e Milan? Po çfarë më intereson mua për atë fanellë. Sot është zot paraja, komandon euro. Raiola është gjithmonë gati me valixhe në dorë kur vendos e mbyll atë dhe thotë ‘ikim’. Donnarumma do të rinovojë me Milan, por kontratat nuk kanë më asnjë rëndësi”, ka përfunduar Tacconi.

 

Më shumë nga Seria A