Connect with us

Futboll

“Donnarumma? Jam i zhgënjyer. Tani dyshoj edhe për karrierën e tij”

“Donnarumma? Jam i zhgënjyer. Tani dyshoj edhe për karrierën e tij”

Vendimi i Gigio Donnarumma-s për të mos rinovuar kontratën me Milan-in ka shkaktuar një valë zemërate dhe çudie jo vetëm te drejtuesit dhe tifozët kuqezinj. Ndër të shumtit që kanë reaguar është edhe ish-trajneri i Milan-it dhe kombëtares italiane Arrigo Sacchi.

Image result for donnarumma and arrigo sacchi

“Kam menduar gjithmonë se vlera e njeriut është thelbësore në zhvillimin e talentit. Për sa i takon njerëzve, e vlerësoja shumë Donnarumma-n si djalë dhe si lojtar, por kam mbetur shumë i çuditur nga mungesa e tij e mirënjohjes ndaj Milan-it. Ky vendim më ka bërë të dyshoj jo vetëm për integritetin e tij si person, por edhe për të ardhmen e karrierës së tij. I kujtoj se të gjithë ata që kanë shkuar pas parave, siç bënë për shembull Kakà dhe Shevchenko që u larguan nga Milan-i për Real Madrid-in dhe Chelsea-n, u penduan shumë më pas”, shkruan ndër të tjera Arrigo Sachi në editorialin e tij për “Gazzetta dello Sport”.

Më shumë nga Futboll