Futboll

Donnarumma: Kjo humbje do të na rrisë si skuadër…

Donnarumma: Kjo humbje do të na rrisë si skuadër…

Humbja e parë sezonale për kuqezinjtë! Një Milan i shëmtuar është parë në “Olimpico”, ndaj Lazio, teksa mbrojtja kuqezi u godit katër herë nga bardhekaltërit. Gigio Donnarumma përulet por nuk thyhet! Portieri i Milan është gati të reagojë dhe i jep garanci tifozëve me një postim në “Instagram”: “Një humbje që djeg, por që do të na shërbejë për t’u rritur si skuadër,” – ka shkruar portieri i ri i kuqezinjve. Ky mesazh ka ngjallur reagimin e tifozëve që i kujtojnë se numri 99 nuk ishte në lartësinë e pagës që merr, por ka pasur edhe shumë mesazhe të ngrohta që e mbështesin dhe i japin kurajë.

Una sconfitta che brucia ma che ci servirà per crescere come squadra #weareateam #forzamilan #nonmolliamo ⚫🔴

A post shared by Gianluigi Donnarumma (@gigiodonna99) on

Pas humbjes 4-1 në fushën e Lazio, fjalët e Donnarumma ngjasojnë me ato të një kapiteni. Kjo çështje nuk është harruar as nga menaxheri i tij Mino Raiola: “E çuditshme që shiriti i kapitenit nuk u morr nga Gigio, por nga Bonuci, sepse gjatë bisedimeve për rinovimin e kontratës, me 1/3-t e pagës që i jepte Paris SG, drejtuesit e Milan i premtuan se do të ishte kapiten,” – deklaroi Raiola për “RAI”. Megjithatë ka ende kohë për portierin e ri, që gjithsesi tregon se nuk e ka frikë përgjegjësinë dhe është gati të bëhet lider i Milan.

Më shumë nga Futboll