Seria A

Donnarumma, pesë pyetjet që nuk iu bënë Mino Raiola-s

Donnarumma, pesë pyetjet që nuk iu bënë Mino Raiola-s

Ndërsa Donnarumma “mblidhte” dollarët falso të hedhura nga tifozët në stadiumin polak ku Axurrët po luanin ndeshjen e Europianit U-21 ndaj Danimarkës, në Itali kishin shpërthyer fjalët dhe intervistat: ato të Raiola-s, Fassone-s, Mirabelli-t, secili ka thënë variantin e tij. Agjenti ka thënë që Gigio “nuk rinovoi, sepse u kërcënua”, drejtori sportiv që “mbi qëndrimin e mundshëm në tribunë do të vendosë Montella”. Por ka pyetje të cilat Mino Raiola nuk i ka sqaruar në intervistën e të vërtetës mbi çështjen Donnarumma. Sipas “Sportmediaset” janë të paktën pesë pikat që duheshin sqaruar për të pasur një ide më të plotë të situatës, të renditura si më poshtë:

The goalkeeper's agent Mino Raiola says his client was ready to sign a new deal with the club

PESË PYETJET QË NUK IU BËNË RAIOLA-S

1- Nëse Donnarumma donte të qëndronte dhe nuk ishte çështje parash, pse duhej më shumë kohë për të vendosur?

2- Kush e mori vendimin përfundimtar për të mos rinovuar?

3- Sa duhet të fitojë Donnarumma sipas tij?

4- Vërtetë një propozim prej 5 milionë eurosh në vit, shiriti i kapitenit dhe një projekt i përqendruar tek ai mund të konsiderohet si një kërcënim nga ana e Milan-it?

5- A keni besim te pronarët e rinj të Milan-it?

 

Më shumë nga Seria A