La Liga

Dopieta e Bale nuk mjafton, Real ndalet edhe nga Celta Vigo

Real Madrid ka bërë një tjetër paraqitje zhgënjyese teksa ka barazuar me Celta Vigon 2-2 në shtëpinë e këtyre të fundit. Ishte një sfidë e zjarrtë sidomos në pjesën e dytë dhe kjo falë vendasve që ngulmuan të gjenin të paktën golin e barazimit dhe ia arritën qëllimit. Me këtë barazim Real tashmë është 16 pikë larg Barcelonas me një ndeshje më pak.

Ishin vendasit ata që kaluan në avantazh me një gol fantastik të Daniel Weiss i cili ndëshkon Keylor Navas me një goditje plot ndjenjë në minutën e 33’. Por vetëm tre minuta më pas erdhi kundërpërgjigja e Real me një dopietë të shpejtë brenda dy minutave të Gareth Bale.

Sulmuesi uellsian shkëlqeu duke shënuar dy gola të mrekullueshëm që i dhanë avantazhin Los Blancos. Por pas pushimit ekipi që luante me një dëshirë të madhe ishte Celta Vigo. Lojtarët vendas luftonin për çdo top duka ia vështirësuar jetën vizitorëve që nuk janë mirë fizikisht dhe kjo u duk edhe ditën e sotme.

Aspas humbet një mundësi të artë nga pika e bardhë e penalltisë me Keylor Navas që rregullon gabimin e bërë me penalltinë e shkaktuar. Por atë që nuk bëri Aspas e bori Gomez me një gol të bukur nga shumë pranë portës pas një krosi nga e djathta.

 

Më shumë nga La Liga