Connect with us

Futboll

Dopieta e Dele Alli i mohon rekordin Chelsea-t

Tottenham ka mundur rivalët e të njëjtit qytet Chelsea me rezultatin 2:0 duke i shkaktuar humbjen e parë pas 13 fitoreve radhazi. Me këtë humbje Blutë e Antonio Conte nuk arritën të kalojnë rekordin e Arsenal me 14 fitore radhazi por mbeten në krye të Premier League me një avantazh të konsiderueshëm ndaj ndjekësve.

Tottenham ka mundur rivalët e të njëjtit qytet Chelsea me rezultatin 2:0 duke i shkaktuar humbjen e parë pas 13 fitoreve radhazi. Me këtë humbje Blutë e Antonio Conte nuk arritën të kalojnë rekordin e Arsenal me 14 fitore radhazi por mbeten në krye të Premier League me një avantazh të konsiderueshëm ndaj ndjekësve. Ylli i kësaj mbrëmjeje ishte i riu anglez Dele Alli i cili me dy golat e tij, një në pjesën e parë e një në të dytën, ka siguruar fitoren e katërt radhazi për Tottenham të cilët tashmë janë ngjitur në vendin e tretë të renditjes.

Pjesa I

Tottenham është ekipi që mban më shumë topin dhe luan me agresivitet të madh teksa Chelsea mundohet të qetësojë lojën duke shfrytëzuar kundërsulmet e shpejta. Mundësitë për gol janë të pakta teksa loja zhvillohet në mesin e fushës. Hazard ka një rast të mirë për të kaluar në avantazh të tijtë teksa nga krahu tjetër është Eriksen ai që rrezikon por pa sukses. Kur dukej sikur lojtarët do të shkonin në dhomat e zhveshjes me rezultatin e pandryshuar, Dele Alli kalon Spurs në avantazh në minutën e dytë shtesë pas një goditje me kokë nga brenda zonës.

Pjesa II

Ndeshja ndizet dhe Chelsea rrezikon menjëherë me Diego Costa, por goditja e tij pritet nga Lloris. Por Tottenham luan me vetëbesim të madh dhe arrin të dyfishojë rezultatin me një gol që mund të quhet fotokopje e të parit. Është sërish Eriksen ai që kroson brenda zonës për Alli i cili edhe këtë herë e çon topin në rrjetë me klas të madh. Tre dopieta radhazi në Premier League për Dele Alli. Një goditje e rëndë për djemtë e Antonio Contes të cilët kanë humbur qetësinë dhe nuk po dalin në lojën e tyre. Rastet e tyre janë sporadike e të pamenduara, me siguri që nuk do të ketë rekord të ri të fitoreve radhazi për Blutë.

Standings provided by Sofascore LiveScore

 

Më shumë nga Futboll