Connect with us

Europa League

Dopieta e Eder i jep fitoren Inter-it të braktisur nga tifozët

Inter e ka mbyllur me fitore fazën e grupeve të Europa League duke mundur me rezultatin 2:1 Sparta Prague. Kjo ndeshje nuk kishte asnjë vlerë për zikaltrit, përveçse të provonte një skemë të re (3-4-3) si dhe disa lojtarë të rinjë si Pinemonti, i cili debutoi me fanellën e Inter. Ishin vendasit ata që kaluan të parët në avantazh me anë të Eder në mesin e pjesës së parë me asist të Pinemontit. Por miqtë barazuan më fillim të pjesës së dytë dhe madje kishin një mundësi të artë të kalonin në avantazh por humbasin një penallti të pritur nga Carrizo. Inter mundohet të gjejë golin e avantazhit, i cili vjen në minutën e 90’ me Eder që shënon dopietën e parë me fanellën zikaltër.

Pjeas I

Stefano Pioli ka ndryshuar gjithçka në formacionin e Inter duke filluar që nga mbrojtja. skema e përdorur nga trajneri zikaltër është 3-4-3 duke rikthyer në fushë Andreollin, madje duke i dhënë edhe shiritin e kapitenit. Me këtë skemë Inter ka përparësi krahët dhekjo duket në shumicën e aksioneve. Mundësia e parë e vendasve vjen nga goditja e fortë e Eder nga jashtë zonës por me topin që përfundon jashtë. Pas një ndeshje të mirë të Inter, duke neutralizuar kundërshtarin, vjen edhe goli i avantazhit me anë të Eder. Në minutën e 23 qendërsulmuesi që debuton në formacionin e Inter Pinemonti ka stopuar topin brenda zonës duke pasur për Eder i cili vetëm me portierin i duhet të godasë topin dy herë për ta shtyrë në rrjetë. Pas golit zikaltrit ulin ritmin disi duke lejuar miqtë të futen në lojë por pa rrezikuar asnjëherë portën e mbrojtur nga Carrizo.

Pjesa II

Pjesa e dytë nuk ka ndonjë ndryshim të madh në zhvillimin e ndeshjes. Por miqtë bëjnë më tepër presing në kërkim të golit të barazimit. I cili vjen në minutën e 54’ pas një topi të humbur në mesfushë nga Ansaldi, Dockal fut në zonë një kros preciz dhe gjen kokën e Marecek i cili nga një distancë e konsiderueshme e godet fort topin i cili pasi përplaset me traversën përfundon në rrjetë. Inter rimerr kontrollin e ndeshjes duke u munduar të sulmojë nga të dy krahët por miqtë mbrohen mirë duke mos i lejuar hapësira sulmit zikatër që vetëm nga distanca ka provuar me anë të Perisic. Por pas një kundërsulmi miqtë kanë mundësinë më të mirë për të kaluar për të parën herë në avantazh pasi arbitri akordon një penallti pas një faulli të shkaktuar nga Andreolli. Dokcal është ai që merr përsipër penalltinë por Carrizo i kap krahun dhe pret topin duke i dhënë një tjetër mundësi vendasve. Pas disa përpjekjeve më në fund Inter ka gjetur golin e avantazhit në minutën e 90 me Eder që shënon golin e dytë të ndeshjes në hyrje të zonës.

 

Standings provided by Sofascore LiveScore

 

 

Më shumë nga Europa League