Connect with us

Futboll

Dopieta e Ronaldos i jep fitoren portugezëve, Belgjika goleadë ndaj Estonisë

Portugezët e tregojnë menjëherë që janë favoritë në këtë ndeshje dhe Joao Mario ka mundësinë e parë për të kaluar në avantazh vendasit por goditja e tij nga brenda zonës pritet nga portieri Vanins. Pak minuta më vonë është Ronaldo ai që kërcënon portën kundërshtare me një goditje nga larg por sërish pritet nga portieri

Portugalia ka arritur të marrë tre pikë kundër Letonisë në një ndeshje që nuk ishte aq e lehtë sa ç’pasqyron rezultati. Vendasit duhet të djersitnin shumë për të triumfuar megjithëse Ronaldo i kaloi të parët në avantazh me penallti. Cristiano humb tjetër penallti në të dytë dhe pak më vonë miqtë gjejnë golin e barazimit. Ishte ky goli që zgjoi vendasit të cilët shënuan tre të tjerë me Carvalho, Ronaldo dhe Bruno Alves duke vulosur triumfin e portugezëve. Me këtë fitore ata shkojnë në vend të dytë, tre pikë larg kryesuesve të Zvicrës në Grupin B.

https://www.youtube.com/watch?v=77c8gycq-9Y

Pjesa I

Portugezët e tregojnë menjëherë që janë favoritë në këtë ndeshje dhe Joao Mario ka mundësinë e parë për të kaluar në avantazh vendasit por goditja e tij nga brenda zonës pritet nga portieri Vanins. Pak minuta më vonë është Ronaldo ai që kërcënon portën kundërshtare me një goditje nga larg por sërish pritet nga portieri. Në minutën e 28’ Nani futet në zonë duke marrë një top nga Ronaldo, por mbrojtësi kundërshtar i ndërhyn në mënyrë të parregullt duke bërë që arbitri të fërshëllejë duke drejtuar gishtin te pika e bardhë e njëmbëdhjetëmetërshit. Një minutë më pas është Ronaldo ai që merr përsipër penalltinë duke mundur për herë të parë portierin nga Letonia. Miqtë kërkojnë të kundërpërgjigjen por janë të pafuqishëm teksa portugezët kanë mundësi të dyfishojnë me Ronaldon por anësori nuk e lejon të vazhdojë një aksion premtues duke ngritur flamurin për pozicion jashtë loje, që nuk ishte.

Pjesa II

Portugali nuk kërkon të mjaftohet me avantazhin e ngushtë dhe sulmon në kërkim të golit të dytë. Pak minuta pas pushimit Ronaldos i jepet menjëherë mundësia por goditja e tij përfundon jashtë porte. Pak më vonë është Carvalho ai që humb një tjetër mundësi pas një goditje me kokë. Në të 59-ën përsëritet skenari  pjesës së parë, vetëm se këtë herë është Andre Gomes ai që merr një top brenda zonës nga Joao Mario dhe kundërshtari ndërhyn keq duke shkaktuar një tjetër penallti. Është përsëri Ronaldo ai që merr përsipër goditjen por këtë herë ndalet nga shtylla e majtë. Letonia merr zemër dhe në një nga rastet e rralla në zonën kundërshtare arrin të barazojë rezultatin në minutën e 67’ me anë të Zjusins. Por festa e barazimit historik nuk zgjat shumë pasi vetëm tre minuta më pas Carvalho rikthen avantazhin e vendasve pas një goditje me kokë nga shumë pranë portës. Më në fund vjen edhe goli i qetësisë për portugezët. Në minutën e 85’, pas një pasimi të Quaresmas brenda në zonë Ronaldo lëshon një goditje të përsosur në të majtë duke i dhënë grushtin e nokautit miqve.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Ndërkohë në ndeshjet e tjera ia vlen të përmendet fitorja e thellë e Belgjikës kundër Estonisë. Ekipi vendas i mbushur me yje nuk e kishte problem pengesën e estonezëve duke i mundur lehtësisht me rezutlatin 8:1. Mesfushori i Napolit Mertens ishte i që ra më shumë në sy me tripletën e tij, teksa edhe Munier, Lukaku dhe Hazard arritën të gjenin golin në një fitore që i bën favoritë të Grupit H duke marrë edhe kryesimin ndaj Greqisë që barazuan ndeshjen e tyre brenda kundër Bosnje & Hercegovinës me rezultatin 1:1. Goli që u duk sikur do vendoste fatin e takimit në fakt ishte një autogol nga Kernezis. Por goli i Tzavellas në minutën e 95-të të ndeshjes i dha një pikë grekëve.  Ndeshja pati edhe dy kartonë të kuqë , me Dzekon në krahun e miqve që mori dy të verdhë dhe Papadopoulos që mori direkt karton të kuq. Me këtë barazim Greqia e humb vendin e parë dhe kalon në vend të dytë.

 

[interaction id=”5828dd432aaef130597d5b92″]

Më shumë nga Futboll