Atletikë

Doping, IAAF u heq të drejtën për të garuar si “neutralë” 5 atletëve rusë

Federata Ndërkombëtare e Atletikës (IAAF) i ka hequr të drejtë 5 atletëve rusë që të garojnë si “neutralë” në aktivitetet ndërkombëtare. Më 12 prill të këtij viti, IAAF kishte autorizuar që këta atletë të merrnin pjesë në garën e marshimit, disiplinë në të cilën konkurrojnë, por shumë shpejt drejtuesit e atletikës ndërkombëtare kanë bërë “prapakthehu”.

Ky është një pezullim jo përfundimtar, por më së shumti për të mbajtur nën kontroll atletët, që do t’u nënshtrohen disa hetimeve shtesë, pasi të 5 garuesit kanë qenë ditët e fundit për t’u stërvitur në Kirgistan. Për pasojë, sportistët nuk mund të marrin pjesë në Botërorin e Marshimit që zhvillohet këtë fundjavë në Kinë.

Atletët e pezulluar janë Klavdiya Afanasyeva, Olga Eliseeva, Yuliya Lipanova, Sergey Sharypov dhe Sergey Shirobokov, ky i fundit medalje bronzo një vit më parë në disiplinën e 20km.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Atletikë