Champions League

Dorëzohet Chiellini: «Kane i jashtëzakonshëm, nuk mund ta ndal!»

Përballja me Harry Kane e shqetëson, por deri në një pikë të caktuar, sepse Giorgio Chiellini e di mirë se aid he Juventus po përjetojnë një moment fantastik. “Kane është një sulmues i jashtëzakonshëm dhe statistikat e tij në këtë vit të fundit po e dëshmojnë. Është përmirësuar shumë në sezonet e fundit dhe të rritesh në vazhdimësi nuk është e lehtë. Përveçse shënon vetë, ai shërben edhe për shokët, ndihmon në mesfushë dhe është një prej 9-shave më të fortë në botë. Tottenham është me fat që e ka, sepse është mall i rrallë”, u shpreh Giorgio Chiellini.

Rezultate imazhesh për chiellini kane

“Si mund ta ndal? Përtej të gjithë dëshirës së mirë dhe pa aspak modesti, në një kundër një nuk mund ta ndal. Por nuk kam këtë frikë. E rëndësishme është që Juventus të ndalë Tottenham dhe duhet të jemi të mirë për të përballuar lojën e tyre, të ndalim futbollistët që japin topin përpara. Kanë 4 lojtarë përpara shumë të mirë dhe do të ishte e gabuar të mendonim Tottenham vetëm me Kane, që ishte një superfutbollist që kur jam përballur me përfaqësuesen. Me kalimin e viteve është konfirmuar si i tillë. Të përballesh me më të mirët të ndihmon të rritesh, ndonëse ka vështirësi”, pranoi mbrojtësi veteran i Juventus.

Imazh i ngjashëm

“Tani ndodhemi në të tetat e Champions League dhe kjo sfidë do të jetë shumë tërheqëse. Objektivi primar është që të mos pësojmë gol, por nuk do të jetë e lehtë, sepse ata shënojnë shumë dhe luajnë mirë me futbollistët që kanë përpara. Duhet të fitojmë dhe të luajmë si skuadër. Kapërcimi i cilësisë që kemi bërë në dy muajt e fundit është fryt i punës që kanë bërë lojtarët tanë përpara. Ne mbrojtësi jemi hallka e fundit e zinxhirit dhe jemi favoritë të punës së të tjerëve. Ne duam të mbërrijmë deri në Kiev, por nuk do të jetë e lehtë, është vetëm etapa e parë e një rrugëtimi të gjatë. Do të ketë mungesa, sikurse ka patur edhe në të kaluarën, por forca e këtij grupi ka qenë gjithmonë mos shfaqja e këtyre mungesave dhe difekteve”, deklaroi ndër të tjera Chiellini.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Champions League