• Dorëzohet Montella: Të gjithë mund të largohen nga Milan

    Publikuar: 8 Jan 10:41

    Merkato e janarit gjithnjë pengon trajnerët të punojnë të qetë dhe në prag të ndeshjes së sotme ndaj Cagliari, trajneri i Milanit, Vincenzo Montella, i është përgjigjur shkurt pyetjeve në lidhje ne transferimet e mundshme te kuqezinjtë. “Të gjithë mund të vijnë, të gjithë mund të largohen. Nuk ka asgjë të sigurt”, tha Montella ne lidhje me zërat e ditëve të fundit. Në lidhje me situatën e krijuar rreth Niang, trajneri shtoi: “Ka qenë me grip dhe nuk ka qenë në formën e duhur. Por tani është më mirë, madje edhe mendërisht dhe ka dëshirë të rikonfirmohet”, tha Montella, që më tej, rreth Bacca, tha: “Bacca nuk po shënon shumë së fundi, ka gabuar shumë dhe kjo nuk është normale për të. Por edhe ai do të rikthehet të shënojë. Bacca dhe Ninag janë të rëndësishëm, por edhe mund të largohen në merkaton e janarit. Të gjithë mund të largohen edhe unë”, tha Montella.

    [interaction id=”583c458d3079668c7d54be07″]


    Lexo postimet e tjera