Futboll

Dorëzohet Sarri: Jemi të pafuqishëm, kjo Juve është e frikshme

Humbja 2-4 në “San Paolo” ndaj Romës ka lënë gjurmë te skuadra e Napolit, që rrezikon të humbasë kryesimin e Serisë A. “Ndeshja ishte tërësisht në dorën tonë, por episodet ishin ato që na penalizuan. Gjuajtëm 27 herë në portën kundërshtare dhe realizuam 11 raste të pastra goli, duke realizuar vetëm 2 herë. Ndërsa Roma na shënoi shumë lehtësisht. Kjo është e vështirë për t’u pranuar”, tha trajneri Maurizio Sarri, që ka mbetur i zhgënjyer nga humbja. Duke folur për sfidën për titull mes Napolit dhe Juves, trajneri napoletan shton: “Mendoj se sfida për titull i takon vetëm Juves, është një ekip që vjen nga një planet tjetër”.

Roma feston triumfin 4-2 ndaj Napolit

Deklaratë që ka shijen e dorëzimit për trajnerin Sarri. “Nga fusha pashë shumë aspekte pozitive të lojës tonë. Mbetet për t’u kuptuar se përse Roma shënonte me aq lehtësi në portën tonë. Më vjen keq për tifozët, që kanë qenë të mrekullueshëm përgjatë gjithë ndeshjes dhe pas saj, duke na mbështetur deri në fund dhe meritojnë titullin. Nuk besoj se goli i Juves në minutën e fundit ndaj Lazio ndikoi në lojën tonë. Në humbëm për shkak të gabimeve tona dhe për meritë të Romës. Ne do të kërkojmë deri në fund ta fitojmë titullin, por kjo Juve është e frikshme edhe pse jemi përpjekur t’ia bëjmë jetën e vështirë”, tha Sarri.

Më shumë nga Futboll