Connect with us

Futboll

Dorëzohet Starova: “Ky, akti i fundit i shfaqes së faktorit të jashtëm”

I revoltuar dhe njëherësh i dorëzuar është shaqur mbrëmjen e sotme trajneri i Partizanit, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së luajtur në Vlorë, të përfunduar në barazim 1-1. Një rezultat që sipas trajnerit Starova është vendosur nga “faktori i jashtëm”, arbitër, që akordoi një 11-metërsh në favor të vlonjatëve, ndërkohë që sipas trajnerit të të kuqve, i ka mohuar Partizanit të paktën një penallti.

“Së pari dua ta nis me një përshëndetje dhe falenderim shumë të madh për të gjithë skuadrën që sot bëri atë që askush nuk ka mundur dot ta bëjë gjatë të gjithë kampionatit. Të gjithë e panë se sa mirë ka luajtur ekipi sot duke përballuar jo vetëm kundërshtarin, por gjithashtu edhe faktorin e jashtëm me vendimet e marra. Ky ishte akti i fundit i shfaqjes së luajtur nga “faktori i jashtëm”. Ne jemi në vend të parë për padrejtësirat që na janë bërë. Unë do të jem gjithmonë pjesë e Partizanit, pavarësisht nëse do të jem në rolin e trajnerit apo në rol tjetër në klub”, deklaroi ndër të tjera shumë i revoltuar trajneri i skuadrës së Partizanit.

Më shumë nga Futboll