Moto GP

Dorëzohet Valentino Rossi: Titulli i 10-të i vështirë për t’u arritur

Valentino rossi përgatitet për garën e radhës në pistën e La Mansh, në Francë, pas një paraqitje jo fort të mirë në pistën e Jerez, ku u rendit i pesti me fat, pas aksidentit të treshes Lorenzo-Dovizioso-Pedrosa. garë që konfirmoi se Yamaha ka shumë probleme, nuk është e shpejtë sa rivalët, por për 39-vjeçarin italian nuk ka shumë kohë për të pritur. 9 herë kampion botë ne motoçiklizëm, Rossi prej vitesh shënjestron titullin e 10-të, që duket i mallkuar dhe nuk vjen.

E rëndësishme është të mos heq dorë. E di që është e vështirë, por do të përpiqem deri në fund, pasi duke provuar kam shanse për t’ia dalë mbanë. Do të vazhdoj të punopj me shpresën që ta arrij këtë objektiv. Unë kam vendosur që ta provoj fatin, duke u përballur me sfidat edhe pse ato janë shpesh të vështira. Shumë varet nga motori që kam në dispozicion, por unë besoj se një ditë mund të arrij at realizoj këtë ëndërr”, u shpreh Valentino Rossi, ikonë e Moto GP.

Më shumë nga Moto GP