Bundesliga

Dortmund-Bayer, historia favorizon verdhezinjtë

Dortmund dhe Leverkusen do të përballen pasditen e së shtunës në javën e 31-të të kampionatit anglez dhe do të kërkojnë të kthehen në rrugën e fitore pas humbjeve të fundit.

Borussia vjen nga disfata 2-0 e pësuar në javën e fundit në derbin e Ruhrit kundër Schalke, ndërsa Leverkusen ka pësuar një humbje të rëndë 6-2 në mesjavë kundër Bayern Munich, në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë.

Ndërkohë, ndeshja që do të zhvillohet në “Signal Iduna Park” do të jetë shumë e rëndësishme për të dy ekipet, të cilat janë në garë për të siguruar një vend në Champions League. Leverkusen dhe Dortmund, në fakt, janë me pikë të barabarta, por ekipi i “Aspirinave” mban vendin e tretë për shkak të një diference më të mirë golash.

4 pikë larg tyre, në vendin e pestë, është Leipzig. Për sa i takon përballjeve direkte, miqtë nuk kanë kujtime të bukura nga ndeshjet e luajtura në fushën e verdhezinjve, duke marrë 9 fitore dhe 19 humbje në 38 ndeshjet e luajtura në “Signal Iduna Park”. Borussia ka fituar 6-2 ndeshjen e fundit që ka luajtur kundër Leverkusen në shtëpi.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Bundesliga