Bundesliga

Dortmund, e dashura 18-vjeçare shton dyshimet për talentin 12-vjeçar

Tema më e diskutuar në Dortmund, teksa Gjermania e Low ka siguruar një biletë për në fazën finale të botërorit, vazhdon të jetë ajo mbi Youssoufa Moukoko, talenti i ri i Borussia-s, i cili ka befasuar të gjithë me një lum golash. Sulmuesi 12-vjeçar, i cili është pjesë e ekipit Under 17 të BVB-së dhe është grumbulluar me kombëtaren gjermane Under 16, vazhdon të shënojë: 17 gola në 18 ndeshje me verdhezinjtë dhe 3 gola me fanellën e Gjermanisë.

Edhe për shkak të këtyre golave, dyshimet mbi moshën e tij të vërtetë janë kthyer në modë në orët e kaluara. Ka nga ata që nuk besojnë se ai është 12 vjeç dhe ata që janë gati të tregojnë të kundërtën. Dortmund, në fakt, do të donte t’i bënte një radiografi pulsit, por edhe kjo mund të mos japë një përgjigje përfundimtare mbi moshën e tij.

Ka qenë babai i tij që ka dalë kundër testit. Nuk do të ketë asnjë radiografi, asnjë test specifik. Djali nuk do të preket. Përkundrazi, e vetmja që mund ta prekë është e fejuara e sulmuesit të ri: një futbolliste e ekipit Under 21 të St. Pauli-t, e cila, sipas shtypit gjerman, është 18 vjeç. Pikërisht mosha e vajzës ka shtuar dyshimet dhe kritikat kundrejt familjes. “Ishim në Kamerun, por kam një certifikatë lindje gjermane, që është regjistrur në ambasadën gjermane në Yaounde”, ka thënë babai i tij. Në pritje të debutimit të tij në Bundesliga, që do të mund të ndodhë vetëm pasi ai të ketë mbushur 18 vjeç, federate gjermane ka qetësuar tifozët e Dortmund dhe ka shpjeguar se “nuk ka dyshime në lidhje me moshën e lojtarit”.

Më shumë nga Bundesliga