Connect with us

Bundesliga

Dortmund-Hoffenheim sfidohen për vendin e tretë

Përballja direkt që do të zhvillohet të shtunën mes Borussia Dortmund dhe Hoffenheim do të jetë përcaktuese për vendin e tretë. Për këtë arsye kjo do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme për të dy skuadrat, duke parë se vendi i tretë në klasifikim garanton kualifikimin direkt në fazën me grupe të edicionit të ardhshëm të Champions League. Trajneri Thomas Tuchel nuk duhet të jetë shumë i kënaqur me ecurinë që ka pasur ekipi i rij në këtë sezon të kampionatit gjerman. Megjithatë, tifozët kanë harruar gjithçka pasi skuadra e tyre arriti të eliminojë Bayern Munich në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë të luajtur javën e kaluar në “Allianz Arena”.

Miqtë po zhvillojnë sezonin e tyre më të mirë në historinë e klubit. Një ecuri që merr një rëndësi akoma më të veçantë për shkak të faktit se kjo skuadër drejtohet nga trajneri më i ri në kampionat. Julian Nagelsmann kanë një sulm vrasës të përbërë nga Andrej Kramaric dhe Sandro Wagner, të cilët kanë realizuar 23 gola në total deri tani. Megjithatë, ka qenë qendërmbrojtësi Benjamin Hubner ai që ka realizuar golin e fitores në ndeshjen e luajtur fundjavën e kaluar kundër Eintracht Frankfurt.

 

 

Kjo ndeshje, duke u bazuar te ndeshjet e mëparshme të këtyre dy skuadrave, pritet të dhurojë spektakël dhe gola. Në fakt, në dhjetë nga njëmbëdhjetë përballjet e fundit direkte të dy ekipet kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës. Ndeshja e fazës së parë, e luajtur dhjetorin e kaluar, është mbyllur në barazim 2-2. Hoffenheim nuk ka fituar asnjë nga tetë ndeshjet e fundit zyrtare të luajtura kundër Dortmund. Fitorja e tyre e fundit ka ardhur në javën e fundit të sezonit 2012-13. Dortmund, nga ana tjetër, nuk ka humbur asnjë nga 36 ndeshjet e fundit të kampionatit që ka luajtur në shtëpi (29F, 7B), një rekord për klubin dhe ecuria më e mirë në pesë kampionatet kryesore të Europës. Hoffenheim ka humbur vetëm një nga 11 ndeshjet e fundit, por ka fituar vetëm dy nga 11 takimet e fundit që ka luajtur në transfertë.

[interaction id=”590ce12f32e5cd871b2a02a1″]

Më shumë nga Bundesliga