Merkato

Dortmund lufton milionere për firmën e 22-vjeçarit

Pushimi i verës në Gjermani do të thotë momenti më i nxehtë i merkatos dhe spekulimeve.

Transferimi i Abdou Diallo po kthehet në një telenovelë. Dortmund kërkon të blejë qendërmbrojtësin dhe është gati të paguajë 22 milionë euro për të. Por Mainz kërkon 28 milionë.

Por tani Dortmund nuk është më i vetmi klub i interesuar, pasi tani është futur në garë një tjetër ekip i madh, pikërisht Lyon.

Siç raporton Bild, ekipi francez është interesuar për mbrojtësin. Por Dortmund mbetet në avantazh pasi ka arritur akordin në princip me lojtarin.

Por ai nuk do ta refuzonte një transferim në vendlindje, madje te Lyon do të luante edhe në Champions League.

Ai kërkon të grumbullohet me përfaqësuesen franceze, dhe mbase në Ligue 1 do të kishte më shumë mundësi të binte në sy të Deschamps.

Më shumë nga Merkato