Bundesliga

Dortmund nuk i rinovon kontratën, ylli i ekipit drejt largimit

Mesa duket koha e Nuri Sahin te Borussia Dortmund ka përfunduar. Sipas mediave të ndryshme, mesfushori do të largohet në merkaton e verës.

Sipas portalit turk Fanatik, si edhe sipas faqes italiane sportitalia, BVB ka vendosur të mos e rinovojë kontratën e Sahin, e cila përfundon në verën e 2019 dhe kërkon ta shesë që këtë verë.

Steht Nuri Sahin beim BVB vor dem Abschied

Thuhet se ka klube të interesuar, si AS Roma dhe SSC Napoli, por edhe Galatasaray dhe Liverpool janë gati të ndërhyjnë për mesfushorin, i cili gjatë sezonit të kaluar u aktivizua vetëm 14 herë në Bundesliga.

Vetë lojtari nuk është prononcuar për të ardhmen e tij, por këtë gjë e ka bërë klubi që është shprehur se me trajnerin e ri, do të ketë ndryshime. Përveç Favre, do të afrohen edhe disa lojtarë të rinj, çka do të thotë se do të ketë edhe largime.

Mesa duket, lapsi i ka rënë edhe Nurit.

Më shumë nga Bundesliga