Bundesliga

Dortmund-Salzburg, gjermanët kërcënojnë ëndrrën e autsraikëve

Salzburg e ka mbajtur gjallë ëndrrën në Europa League pasi kanë eliminuar spanjollët e Real Sociedad me rezultatin e përgjithshëm 4-3. Austriakët kanë dominuar grupin e tyre duke pësuar vetëm një gol në gjashtë ndeshje dhe duke marrë 12 nga 18 pikë që kanë pasur në dispozicion.

Gjithsesi, skuadra e Marco Rose do të përballen me provën e tyre më të vështirë kur të futen në “Signal Iduna Parka” të enjten për t’u përballur me Borussia Dortmund.

Verdhezinjtë kanë zhgënjyer në Champions League duke marrë vetëm dy pikë në gjashtë ndeshjet e grupit, por ata arritën, gjithsesi, të dilnin të tretët falë një diferencë më të mirë golash.

Borussia ka qenë shumë afër eliminimit në raundin paraardhës, por një gol i Batshuayi, i shënuar në minutat e fundit të ndeshjes së kthimit kundër Atalanta-s, ka shpëtuar Dortmund.

Ndërkohë, Salzburg nuk ka pësuar asnjë humbje në 13 ndeshjet e fundit që ka luajtur në Europa League. Borussia Dortmund është e pamposhtur në 10 ndeshjet e fundit që ka luajtur në të gjitha kompeticionet, por ka barazuar 6 nga këto sfida.

Më shumë nga Bundesliga