Connect with us

Bundesliga

Dortmund siguron një “Hummels” turk nga Leverkusen

Mund të quhet e kryer: Borussia Dortmund ka një mbrojtës të ri! Ai është lojtari i Bayer Leverkusen-it, Ömer Toprak. Sipas informacionit të gazetës “Bild”, transferimi i turkut në “Signal Iduna Park” do të kryhet në verën e ardhshme, por marrëveshja është arritur që tani. 27-vjeçari do t’u kushtojë rreth 12 milionë euro verdhezinjve dhe do të firmosë një kontratë që e lidh deri në vitin 2021 me nënkampionët e Gjermanisë.

Bazuar te ky lajm, Borussia përfiton nga klauzola e largimit që Toprak ka në kontratën e tij aktuale me “Aspirinat”. Padyshim që 12 milionë euro janë shumë pak për të qenë një shifër që mban larg klubet blerëse, por mbase në “Bay Arena” kurrë nuk e kanë parashikuar që lojtari i tyre mund t’i “tradhtojë”. Trajneri Thomas Tuchel pati treguar interes që në verë për Toprak-un, por transferimi i këtij të fundit u pengua nga Leverkusen.

 

 

Më shumë nga Bundesliga