Moto GP

Dovizioso më i shpejti në prova, Marquez i katërti, Rossi sërish i avashtë

Piloti italian Andrea Dovizioso me Ducati ka qenë më i shpejti sot në përfundim të dy sesioneve të provave të lira, të zhvilluara në pistën e Buriram, në Tajlandë, aty ku ditën e diel do të zhvillohet gara e radhës së Botërorit të Moto GP. Ai dha kohën 1’31”090, duke lënë pas Maverick Vinales me Yamaha, ndërkohë që spanjolli ishte më i shpejti në sesionin e parë. Duket se Yamaha përshtatet mirë në këtë pistë, pasi edhe Rossi u paraqit mirë, i dyti në sesionin e parë, por zbriti në të nëntin në të dytin.

Vetëm i katërti kryesuesi i kampionatit, spanjolli i Honda, Marc Marquez, që bëri një paraqitje të mirë, pasi diferencat mes katër të pamëve diferencat ishin shumë të vogla. Në pistë zbriti edhe spanjolli tjetër, Jorge Lorenzo, që me motorin tjetër Ducati u rendit në vendin e 16-të. Prania e tij në pistë ishte në dyshim pas aksidentit dy javë më parë, por rikuperoi për të qenë rregullisht në pistë.Nesër paradite do të zhvillohen provat zyrtare për “pole” dhe të dielën gara.

Më shumë nga Moto GP