Moto GP

Dovizioso: Ducati ka humbur ritmin e garave të para

Ducati ka humbur shkëlqimin e fillim-sezonit dhe kjo ka penalizuar disi piloti italian Andrea Dovizioso, që nuk ka më atë ritëm në pistë, duke humbur kontaktin me kryesuesit e Botërorit të Moto GP. “Në garat e fundit nuk kemi arritëm atë që dëshironim, nuk po shkojmë dot aty ku ishim në garat e para sezonale. Shpresoj që i gjithë ky ngadalësim të jetë një gjë e përkohshme dhe të rikthehemi kompetitivë pas pushimeve”, u shpreh Andrea Dovizioso.

Botërori ka nisur pushimet verore dhe piloti italian shpreson që pas 3 javësh të rikthehet te fitorja. “Këtë vit kemi qenë sporaditë, në disa gara kam enë unë i shpejtë, në disa të tjera Lorenzo. Nuk po arrijmë të jemi konstantë dhe ky është një mëkat, pasi kemi humbur pikë të rëndësishme. Megjithatë, jam i bindur se gjatë kësaj periudhe do të punohet fort për të gjetur mangësitë dhe për t’i zgjidhur ato, për të qenë të shpejtë në pjesën e dytë të sezonit”, tha Dovizioso.

Më shumë nga Moto GP