Moto GP

Dovizioso gati për luftë: Sfidë me Marquez deri në garën e fundit

Andrea Doviziso me Ducati është ende në garë për titullin kampion në Moto GP dhe kërkon të rikuperojë sa më shpejt diferencën prej 16 pikësh që ka karshi rivalit spanjoll të Honda, Marc Marquez. Me 4 gara nga fundi gjithçka ëhstë e mundur, ndërkohë që për pilotët nis një “tur force”, pasi për tri të diela me radhë do të zhvillohen tri gara në Japoni, Australi e Malajzi.

Piloti italian i Ducati, Andrea Doviziso

Pista e Japonisë është speciale, një nga të preferuarat e mia, pasi frenohet shumë fort dhe jam i bindur se në këtë pistë mund të jem sërish protagonist”, tha Dovizioso, që në garën e fundit u rendit i shtati. Piloti italian kërkon të rikthehet te fitorja, për të ngushtuar diferencën në renditje me Marquez. “Garat në vijim do të jenë shumë të rëndësishme për titullin, pasi do të jetë një betejë e fortë, deri në kthesën e fundit dhe unë do të jem aty, nuk do të heq dorë”, tha Dovizioso.

Marquez: Tani te gjithe do te me sulmojne

Piloti italian kërkon t’i marrë sfidat e radhës një e nga një, duke nisur nga gara që zhvillohet të dielën në pistën japoneze. “Në Motegi gjithnjë kam arritur rezultate të mira në Moto GP. Dy herë kam siguruar “pole position” dhe vjet u rendita i dyti, ndaj jam gati për sfidë”, u shpreh Andrea Dovizioso.

Më shumë nga Moto GP