Moto GP

Dovizioso: Më mirë nga parashikimi, këtë sezon synojmë titullin

Ditën e diel zhvillohet gara e parë sezonale në Moto GP dhe piloti italian Andrea Dovizioso shpreson që të nisë një tjetër kampionat si protagonist, ashtu si vitin e kaluar. Piloti i Ducati ka mbetur i kënaqur nga testet dimërore dhe shpreson që këtë sezon të bëjë hapin e madh dhe të fitojë titullin kampion. “Asgjë nuk është e pamundur, kemi një motor të mirë dhe kjo na ngroh. Duhet të marrim pikë që në startin e sezonit, për të mos përsëritur gabimet e vjetshme. Testet shkuan mirë dhe kjo na jep besim për kampionatin”, tha Dovizioso.

Piloti italian Andrea Dovizioso

Piloti italian shpreson që këtë herë të jetë më konstant në pistë, për të korrur sa më shumë fitore. “Besoj se në garën e parë do të paraqitemi mirë, pasi pista e Losail është e përshtatshme për ne dhe gjithnjë kemi bërë paraqitje të mirë. Kohët e dhëna dhe ritmi i treguar në fushë ka qenë i mirë, ndaj na duhet të bëjmë maksimimin në pistë për të shkuar te fitorja, duke gabuar sa më pak. Unë bseoj se edhe këtë sezon, Marquez e Rossi do të jenë rivalët kryesorë, por edhe Lorenzo ka për të bërë një paraqitje të mirë”, u shpreh Dovizioso.

Më shumë nga Moto GP