Moto GP

Dovizioso “pole” në pistën e Brno, në vijën e parë edhe Rossi e Marquez

Gara e Çmimit të Madh të Republikës Çeke në Moto GP parashikohet spektakolare, pasi pilotët më të mirë janë të gjithë në vijën e parë të startit. “Pole position” në pistën e Brmno në përfundim të provave zyrtare e siguroi piloti italian Andrea Dovizioso me Ducati, që dha kohën rekord 1’54”689, ndjekur nga Valentino Rossi me Yamaha (i dyti) dhe kampioni i botës në fuqi Marc Marquez me Honda (i treti). Pra, një vijë e parë e nisjes “big”, duke konfirmuar se gara të dielën ka për të qenë spektakolare.

Pas tyre u rendit Jorge Lorenzo me Ducati, i katërti që ishte pranë më të mirëve, ndërkohë që i pesti u klasifikua Cal Crutchlow e më pas Danilo Petrucci. Vetëm i 12-të Maverick Vinales me motorin tjetër Yamaha, që nuk arriti të jetë mes pilotëve që duelonin për “pole”. Provat zyrtare ishin mjaft të bukura dhe koha e Dovizioso u arrit në xhiron e fundit, por edhe veterani Rossi u paraqit mirë, me dy italianët që befasuan Marquez, që mendoi se e kishte siguruar ai kohën më të shpejtë dhe u tërhoq para kohë nga provat.

Më shumë nga Moto GP