Moto GP

Dovizioso: Rrezikoj titullin pasi bëra një gabim idiot dhe u rrëzova

Rrëzimi në garën e La Mansh ditën e diel ndërkohë që e kryesonte garën i ka kushtuar shumë pilotit italian Andrea Dovizioso, që nuk mori asnjë pikë, ndërsa rival ii tij Marc Marquez e fitoi garën dhe mori 25 pikë, duke thelluar avantazhin në renditje. Piloti i Ducati ka pranuar gabimin e tij në këtë garë: “Një gabim i rëndë, një gabim idiot, i papranueshëm. Kur je më i shpejtë se rivalët, nuk mund ta gabosh në këtë mënyrë dhe të largohsh pa asnjë pikë. I kërkoj ndjesë skuadrës dhe fansave. Ky rezultat negativ nuk duhej në këto momente, pasi po e dominonim garën”, tha Dovizioso.

Gabimi i Dovizioso erdhi në momentin që parakaloi shokun e tij të skuadrës Jorge Lorenzo. “ Ishte momenti i duhur për ta bërë këtë gjë, ndërkohë që nga pas kisha Zarco, që ishte shumë agresiv. Doja të kapja kreun dhe më pas të menaxhoja garën, por nuk ndodhi kështu. Ishim më të shpejtët në pistë. Nuk e kaloj dot kollaj këtë zhgënjim. Tashmë Marquez është shkëputur shumë edhe pse Botërori është i gjatë dhe asgjë nuk është mbyllur. Tashmë na duhet të rikuperojmë menjëherë në garën e radhës, për të treguar se jemi më të mirët”, u shpreh Andrea Dovizioso.

Më shumë nga Moto GP