Showbiz

Drake në fillim refuzoi instrumentalen e “Aston Martin Music”

Pas plot shtatë vitesh, “Aston Martin Music” vazhdon të jetë një nga këngët më të bukura të Drake si i ftuar. Hiti që ndihmoi albumin e Rick Ross Teflon Don të certifikohej me pllakë floriri, kishte një instrumentale fantastike të krijuar nga kolektivi i J.U.S.T.I.C.E League.

Dhe një nga pjesëtarët Erik Ortiz ka zbuluar se kanadezi e refuzoi instrumentalen përpara se të kalonte te Rick Ross.

“Instrumentalen e bëmë specifikisht për Ross,” shprehet Ortiz për DJBooth. “Në fakt, në fillim ia dërgova Drake instrumentalen përpara se t’ia dërgoja Ross-it.

“Ross bëri këngën me Crhisette Michele, dhe Dj Khaled ia dërgoi Drake. Kur ai e mori ai më telefonoi duke më thënë ‘Ej, pse nuk ma ke treguar këtë instrumentale?’. Unë i thashë që ia kisha dërguar dhe më pas ai vendosi të merrte pjesë.”

Më shumë nga Showbiz