Premier League

Historia e Moses, nga vdekja e prindërve te ringjallja me Chelsea

Antonio Conte mund të ndihet i kënaqur për atë që mund të konsiderohet si arritja e tij e fundit me Chelsea-in: shpërthimi i Victor Moses. Nigeriani 27-vjeçar, i kërkuar me ngulm nga trajneri italian, ka shënuar golin e fitores në ndeshjen e luajtur nga “Blutë” kundër Burnley të enjten e kaluar. Tri pikë që e kanë ndihmuar ekipin e Conte të shkojë pesë pikë larg Tottenham-it të vendit të katërt.

I kthyer te klubi londinez sezonin e kaluar, ish-mesfushori i Crystal Palace ka arritur të sigurojë një vend të rëndësishëm në ekipin e Conte-s pasi ka kaluar një fëmijëri shumë të vështirë. I lindur në 1990-ën në Kaduna, Nigeri, Moses ka humbur të dy prindërit në një atentat kur ishte vetëm 12 vjeç. Një traumë e tmerrshme, të cilën ka arritur ta përballojë falë sportit të tij të preferuar: futbollin.

Pasi është kthyer në një idhull për tifozët e “Stamford Bridge” dhe pasi është përzgjedhur si një nga lojtarët që mund të fitojnë çmimin “Lojtari i Vitit i Chelsea”, Victor Moses po korr më në fund atë sukses që i ka munguar në vitet e mëparshëm. Pasi e ka nisur aventurën e tij si sulmues krahu te Crystal Palace, nigeriani ka luajtur dy sezone me Wigan para se të transferohej në Londër. Por sezoni i parë te Chelsea nuk ka shkuar mirë: 22 ndeshje dhe 1 gol.

Tre huazimet e ardhme te Liverpool, Stoke dhe West Ham nuk e kanë ndihmuar shumë Moses, i cili ka arritur të tregojë të gjitha cilësitë e tij në fushën e lojës pasi është njohur me Conte-n. Ëndrra e Victor është ajo që të bindë Gernot Rohr, trajneri 64-vjeçar i Nigerisë. Në Kupën e Botës, “Super Shqiponjat” mund të kenë nevojë edhe për ndihmën e tij.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Premier League