Futboll

Drama e Welbeck, dëmtim horror dhe mungesë e gjatë

Sulmuesi i Arsenalit, Danny welbeck, e nisi në formacion sfidën kundër Sportingut të Lisbonës, të enjten në mbrëmje në Europa League, por e mbylli në spital, pas një dëmtimi mjaft të rëndë në minutën e 30-të.

Welbeck, i cili ishte grumbulluar këtë javë nga kombëtarja angleze, e nisi mjaft mirë ndeshjen, por gjatë një dueli për top me mbrojtësin kundërshtar Bruno Gaspar u rrëzua dhe ra me trup mbi këmbën e tij, që u pa menjëherë që pësoi frakturë të rëndë.

Momente dramatike, me lojtarët e të dy skuadrave të tronditur, ndërsa 27-vjeçari u transportua me urgjencë në spital.

“Është lajmi më i keq i mundshëm, është dëmtim shumë serioz”, tha trajneri Emery pas ndeshjes.

“Ai ka punuar mirë dhe po luante një ndeshje të mirë, por i vjen ky dëmtim i rëndë, që e ndal në një moment mjaft pozitiv për të” shtoi spanjolli, i cili pret përgjigjen e analizave mjekësore, por është e qartë që dëmtimi do ta mbajë jashtë për disa muaj sulmuesin, i cili ndoshta e ka mbyllur sezonin.

Nuk është hera e parë që Welbeck pëson dëmtim kaq të rëndë, sepse karriera e tij është shkatërruar nga problemet e vazhdueshme fizike.

Më shumë nga Futboll