Atletikë

Dramatike, Bolt dëmtohet në garën e fundit të karrierës

Bolt tumbled to the ground as he was passed by the other athletes on a night where his fairy-tale ending didn't materialise

E pabesueshme në Londër. Usain Bolt u dëmtua në garën e fundit të karrierës së tij, duke mos përfunduar kështu fraksionin e tij në finalen e stafetës 4×100. Pas medaljes së bronxit në 100 metra, ku u rendit në vendin e tretë, pas Gatlin dhe Coleman, finalja e karrierës së tij është akoma edhe më e hidhur për legjendën xhamajkane.

 

Bolt is consoled after the last race of his career ended in disappointment at the World Championships in London

Medalja e arit shkon si për surprizë për Britaninë e Madhe, ajo e argjendit për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa e bronxit për Japoninë. Publiku nuk ka festuar për fitoren e ekipit të shtëpisë, i tronditur nga ajo që i ndodhi legjendës Bold, që ndërkohë qëndronte i shtrirë mbi pistë, i pushtuar nga dhimbjet.

Yohan Blake has accused organisers of causing the injury that wrecked Usain Bolt’s farewell

Një lamtumirë të tillë nuk do ta kishte imagjinuar askush, madje as armiku më i egër i tij. Aq më pak pas atij bronxi që çuditi të gjithë botën në finalen e 100 metrave vetëm një javë më parë. Të gjithë tashmë prisnin një lamtumirë në nivelin e Bolt, njeriut më të shpejtë në botë dhe në histori. Një finish të imagjinuar në ar, në stafetën 4×100. Që nuk ishte në formën më të mirë, kjo tashmë dihej.

Blake (left) was furious with the organisers, hitting out at being forced to wait 40 minutes

Që mbase, edhe nëse nuk do të ishte dëmtuar në atë fraksion final, mund të mos kishte fituar medaljen e arit, një vend në podium do ta kishte me siguri. Kur nisi fraksionin e tij final, pas McLeod, Forte dhe Blake, Bolt nisi të çalojë. U sfilit deri në pikën kur muskujt e tij thanë “mjaft”, stop, mbaroi. Me siguri një tërheqje muskulare. Usain nisi të hidhet me kërcim, gjithë inat, para se të rrëzohej përtokë, më shumë nga dëshpërimi se nga dhimbja. Vetëm pas disa minutash, i shoqëruar nga shokët, Usain ka kaluar finishin në mënyrë simbolike.

Blake claimed the wait, exacerbated by a 10-minute delay to the schedule, caused Bolt’s injury

Më shumë nga Atletikë