Futboll

Dramë për ish-yllin e Arsenal, dyshohet pozitiv ndaj virusit HIV

Një lajm i keq nga Turqia. Ish-futbollisti i Arsenal dhe Galatasaray, Emmanuel Eboué, raportohet të ketë rezultuar pozitiv ndaj virusit HIV, me rastin e vizitave mjekësore të zhvilluara për klubin Turk Ocagi Limasol. Pas më shumë se një vit pasivitet sportive, në fakt, futbollisti nga Bregu i Fildishtë do të duhej të rikthehej në futbollin e luajtur me klubin që aderon në kategorinë më të lartë të kampionatit të pa njohur nga FIFA, atë të Republikës së Qipros së Veriut. Menaxheri Tekin Birinci, ndonëse nuk ka konfirmuar sëmundjen, ka folur për probleme të rënda shëndetësore.

“Gjatë vizitave mjekësore u identifikuan probleme të rënda mjekësore vlera anormale të gjakut. Nuk është e drejtë të jepen komente të mëtejshme për momentin. Gjatë ditëve të ardhshme Eboue do të bëjë kontrolle në Angli, për të kuptuar se sa serioze është situata”, deklaroi menaxheri i Eboue. Ish-mesfushori i Arsenal, që pak ditë më parë kishte firmosur kontratën me klubin e tij të ri, pasi kishte mbajtur veten në formë, duke u stërvitur me një ekip hungarez, ishte gati të rikthehej në fushë, pas eksperiencës së tij të fundit me Sunderland, e mbyllur në mars të vitit 2016, për shkak të pezullimit nga FIFA, për mos shlyerje të detyrimeve ndaj ish-menaxhert të tij.

Eboué

Vetëm pak kohë më parë, Eboue kishte rrëfyer se si kishte menduar edhe për vetëvrasjen gjatë periudhës së ndalesës në futboll. Futbollisti 34-vjeçar kishte deklaruar gjithashtu se ndihej i vetmuar, pa mbështetje dhe në mungesë të afrimitetin në raport me ish-shokët e tij të ekipit. Vetëm Bibla dhe familja e tij i kishin dhënë futbollistit forcën për të rinisur gjithçka nga e para, por tani ka një tjetër pengesë për të kapërcyer. Kurajo Emmanuel.

Më shumë nga Futboll