Connect with us

Futboll

Draxler jep një këshillë për Ozil: Eja te PSG!

Julian Draxler ka thërritur Mesut Ozil t’i bashkohet te PSG teksa mesfushori i Arsenal po futet në vitin e fundit të kontratës në “Emirates”. 28-vjeçari do të jetë i lirë nga çdo lidhje kontraktuale në qershor 2018 dhe “topçinjtë” i kanë ofruar rreth 200 mijë paundë në javë, por marrëveshja ende nuk është arritur. Draxler, i cili luan në krah të Ozil te Gjermania, ka dëshirë të luajë me ish-futbollistin e Real Madrid edhe në nivel klubesh.

Mesut Ozil is yet to sign a new contract at Arsenal and has just over a year left on his deal

“Unë do të doja të luaja çdo ditë me të, – tha Draxler, për “BBC World Service”. – Për mua ai është një futbollist i madh. E shijoj faktin që luaj me të në çdo stërvitje dhe në çdo ndeshje te kombëtarja gjermane.” I pyetur nëse Ozil mund të luajë bashkë me të te PSG, Draxler tha: “Po, unë mendoj se ai është në futbollist i madh. Ai do të luante në çdo skuadër të botës dhe mendoj se do ta shijonte shumë jtën dhe praninë në ekipin tonë. E këshilloj të vijë te PSG.”

 PSG midfielder Julian Draxler is keen for Ozil to join him in the French capital this summer

Draxler gjithashtu ka konfirmuar se ka pasur bisedime me klube në Premier League përpara se të shkonte për 40 milionë euro te PSG gjatë muajit janar. Arsenal dhe Everton ishin mes klubeve të interesuara për 23-vjeçarin në moment që vendosi të largohet nga Wolfsburg. Ai tha: “Ju e dini se kam pasur disa oferta nga Anglia dhe është e vërtetë që kam biseduar me ta, por mendova të vendos duke përdorur ndjesitë dhe mua më pëlqente të jetoja në Paris. Jam i lumtur për zgjedhjen që bëra.”

 

[interaction id=”5894dd983f4bab02135297eb”]

Më shumë nga Futboll